Osmani takon kryeministrin e Çekisë, diskutohet rreth liberalizimit të vizave - NACIONALE

Osmani takon kryeministrin e Çekisë, diskutohet rreth liberalizimit të vizave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se është takuar sot me Kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala.

Osmani tha se në këtë takim është diskutuar rreth çështjes së liberalizimit të vizve.

“Me Kryeministrin e Çekisë, z.Petr Fiala, diskutova rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, shkroi Osmani.

Po ashtu, Osmani ka thënë se është diskutuar edhe rreth anarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam. E falenderoj Kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, përfundoi Osmani.

Lajme të ngjashme