Osmani takon këshilltarin për Siguri Kombëtare të Biden-it, flasin mbi rolin e ShBA-së për paqe dhe siguri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit me zyrtarët u diskutua “mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit” mes dy vendeve.
"Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë." - shkroi Osmani.