Osmani takon Hovenierin: Këshilli i Evropës dhe zgjedhjet në veri, tema diskutimi - NACIONALE

Osmani takon Hovenierin: Këshilli i Evropës dhe zgjedhjet në veri, tema diskutimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ky takim, është në kuadër të takimeve të rregullta Osmani – Hovenier.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, thotë Presidenca.

Lajme të ngjashme