Osmani takon ambasadoren amerikane në OKB, flasin për zhvillimet e fundit - NACIONALE

Osmani takon ambasadoren amerikane në OKB, flasin për zhvillimet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Washington ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Osmani në Twitter ka thënë se në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i dy palëve për aleancën Kosovë-SHBA.

Presidentja ka thënë se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon.

“Takimi i mrekullueshëm me ambasadorin e SHBA-së në OKB Thomas-Greenfield dhe rikonfirmimin e përkushtimit tonë të përbashkët për aleancën e qëndrueshme Kosovë-SHBA. Diskutuam piketa në angazhimet e Samitit tonë për Demokraci, koordinimin e politikës sonë të jashtme dhe zhvillimet më të fundit në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme