Osmani takohet me zv.presidentin amerikan, J.D. Vance
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance.
Në një shkrim në Facebook, presidenca ka njoftuar se Osmani shprehu mirënjohjen për aleancën me ShBA-të.
“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance.
Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët” – thuhet në njoftim.
Ndryshe, presidentja po qëndron në Francë në Samitin ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI).