Osmani takohet me Sarrazin, flasin për zhvillimet politike e të sigurisë - NACIONALE

Osmani takohet me Sarrazin, flasin për zhvillimet politike e të sigurisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Presidenca përmes një komunikate për media, ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politikë dhe të sigurisë.

“Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.” – thuhet tutje.

“Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.” – thuhet në fund të komunikatës.

Lajme të ngjashme