Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së - NACIONALE

Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E plotë:

Presidentja Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), z. Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Kryesuesi Radoniqi e njoftoi Presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme