Osmani takohet me presidentin e Estonisë, tregon se çfarë diskutuan
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.
Osmani tha se gjatë këtij takimi u diskutua për themelimin e marrëdhënieve dypalëshë, zhvillimet në rajon e më gjërë si dhe bashkëpunimin e mëtejmë.
“Me presidentin e Estonisë, Alar Karis, diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe për përkrahjen e zëshme për liberalizim vizash”, ka shkruar Osmani.
