Osmani takohet me presidentin e Austrisë - NACIONALE

Osmani takohet me presidentin e Austrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Va nder Bellen.

“Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, Presidenti Van Der Bellen dhe Zonja e Parë e Austrisë, Doris Schmidauer së bashku me Presidenten Osmani dhe Zotërinë e Parë Prindon Sadriu, theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë.”

Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës që nga njohja e hershme e pavarësisë, deri te përkrahja në arenën ndërkombëtare dhe procesin e integrimeve euroatlantike.”

Lajme të ngjashme