Osmani takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian: Mike e madhe e popullit tonë
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani ka vlerësuar Metsolen si mike të madhe të popullit tonë.
Ajo tutje ka bërë të ditur se në takim është biseduar për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë.” – ka shkruar Osmani në Facebook.