Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për përgatitjen për zgjedhjet e reja në veri - NACIONALE

Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për përgatitjen për zgjedhjet e reja në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqin.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në këtë takim është diskutuar për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit, nëpërmjet mbledhjes së 20% të nënshkrimeve të trupit votues, ashtu siç parashihet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të hartuar për këtë çështje. Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Lajme të ngjashme