Osmani takohet me kryeministrin e Sllovakisë: Diskutuam zhvillimet e fundit në Evropë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Pragë, aty ku po marrin pjesë mbi 40 shtete të Europës, sot e ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.
Osmani ka thënë se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Evropë e se të dyja vendet janë të përkushtuara të punojnë që ta forcojnë bashkëpunimin.
“Së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, diskutuam zhvillimet e fundit në Evropë dhe theksuam nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona.
Jemi të përkushtuar të punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin tonë.” Ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Sllovakia është njëri nga vendet mosnjohëse të pavarsisë së Kosovës.