Osmani takohet me kryeministren e Islandës, biseduan për forcimin e bashkëpunimit - NACIONALE

Osmani takohet me kryeministren e Islandës, biseduan për forcimin e bashkëpunimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministren e Islandës, Katrin Jakobsdottir, me të cilën kanë biseduar për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë takimi është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlerat e përbashkëta.

Do të punojmë ngushtë gjatë kryesimit të Islandës në Këshillin e Evropës, për hapat e radhës drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, nga i cili përfitojnë qytetarët e Kosovës pa dallim”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme