Osmani takohet me komandantin e ri të KFOR-it - NACIONALE

Osmani takohet me komandantin e ri të KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Presidenca përmes një komunikate pëer media, ka thënë se në takim është diskutuar për rëndësinë e koordinimit në përballjen me kercënimet nga Serbia.

"Gjithashtu, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit. Në këtë drejtim, Presidentja shprehu mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, të cilat po i përkrahin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë." - thuhet në njoftim.

Veç kësaj, gjeneralmajori ka deklaruar që do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e vendit.

"Nga ana e tij, Gjeneral Ulutaş, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pritjen nga ana e Presidentes Osmani, duke theksuar se do të bashkëpunoj ngushtë me Presidenten Osmani dhe të gjitha institucionet e tjera vendore për të realizuar përgjegjësinë e tij në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit bazuar në mandatin e misionit të KFOR-it në Kosovë." - bëhet e ditur në komunikatë.

Lajme të ngjashme