Osmani takohet me ambasadorin Hargreaves, diskutojnë edhe për hapjen e urës - NACIONALE

Osmani takohet me ambasadorin Hargreaves, diskutojnë edhe për hapjen e urës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për qështje të ndryshme përfshirë edhe atë të hapjes së urës së Ibrit, ku sipas njoftimit presidentja e përseriti qëndrimin e saj se ura duhet të hapet si ak i normalizimit në interes të të gjithë qytetarëve.

“Në takim, Presidentja Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë. Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në takim, Presidentja Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

Lajme të ngjashme