Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin francez në vendin tonë, Olivier Guerot.
Presidenca përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Francës.
“Presidentja foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.” – thuhet tutje.
Në fund, presidenca deklaroi:
“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”.