Osmani takohet me ambasadorin austriak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Në takimin e Osmanit me ambasadorin Weidinger thuhet të jetë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
”Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani. Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon”,thuhet në njoftimin për media.
Presidentja Osmani në takim me ambasadorin Weidinger, ka thenë se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon, po ashtu ka falënderuar shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.