Osmani: Srebrenica është simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi - NACIONALE

Osmani: Srebrenica është simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përkujtim të 29 vjetorit të masakrës në Srebrenicë, ka shkruar se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi.

“Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore”, shkruan Osmani.

Osmani tha se në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura.

Lajme të ngjashme