Osmani: Sir Tony Blair - hero i lirisë, demokracisë dhe paqes - NACIONALE

Osmani: Sir Tony Blair - hero i lirisë, demokracisë dhe paqes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hero i lirisë dhe demokracisë e poashtu, edhe hero i paqes. Kështu e vlerësoi Presidentja Osmani ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

“I nderuar mik i madh Sir Tony Blair, bota demokratike do të kujtojë përherë kumbimin e fjalëve: kjo është thjeshtë gjëja e duhur për ta bërë. Fjalë të thëna nga Tony Blair, kur ftoi botën demokratike për ta ndalë krimet e llahtarshme të Serbisë në Kosovë.

25 vite më pas, ne ju themi faleminderit, faleminderit që kumtuar kompasin e historisë në anën e vlerave.

Më lejoni t’ju falënderoj ëprzermërsisht q ëjeni bashkë me ne në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, që ta shihni edhe ju dashurinë e qytetarëve tanë për ju.

Në vitin 99’ roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë ishte vendimtar ndaj sikurse atëherë që ishit hero i lirisë dhe demokracisë edhe sot jeni hero i paqes.

Në prill 1999, e keni cilësuar ndërhyrjen në Kosovë si një kauzë të drejtë, meqë në pyetje ishte vetë ekzistenca e një populli.

Ju na shpëtuar nga shfarosja që synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Në kujtimet tuaja, ju vetë keni thënë se intervenimi në Kosovë ishte një betejë në mes të mirës dhe së keqës dhe kundër barbarisë.

Kosova sot është një storie sukesi", tha ajo.

Lajme të ngjashme