Osmani shpreh mirënjohjen për djemtë dhe vajzat e FSK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreh mirënjohjen për vajzat e djemtë e Forcës së Sigurisë, për rezultatet e tyre të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë.
“Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Haxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së!”, shkruan Osmani.