Osmani s’e ndalë fushatën teksa pritet të rikthehet me LDK-në, shkon te një familje në Ferizaj - NACIONALE

Osmani s’e ndalë fushatën teksa pritet të rikthehet me LDK-në, shkon te një familje në Ferizaj

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Ferizaj, ku falënderoi një familje për pritjen që i bënë.

“Falënderim i sinqertë për familjen Krasniqi, familjen Qerimi, si dhe familjen Jashari… Mirënjohëse për bujarinë dhe mikpritjen e përzemërt”, shkroi ajo.

Osmani vlerësoi atmosferën familjare dhe solidaritetin, duke shtuar: “Njerëz të mrekullueshëm, zemra të mëdha. Jemi bashkë në çdo sfidë”.

Vizita u shoqërua me takime me familjarë, miq dhe banorë lokalë.

Dita ditës pritet që Osmani të kthehet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse ende nuk është saktësuar modaliteti.

Lajme të ngjashme