Osmani: Sarrazin më informoi për çështjet që ka diskutuar me qeverinë, këta të fundit jo
Presidentja e Republikës së Kosovës ka thënë se për çështjet e punëve të jashtme, respektivisht në lidhje me kërkesën e Gjermanisë për Kosovën në lidhje me heqjen e bllokadave ndaj Serbisë, nuk është konsultuar fare nga Qeveria e Kosovës. Ajo në një intervistë në Kllxo Përnime, ka thënë se këto detaje i ka marë vesh nga i dërguari i Gjermanisë për ballkanin, Sarrazin.
“Qeveria duhet të konsultoj Presidenten për çështjet e punëve të jashtme, se kanë bërë këtë. Sarrazini e ka shtruar këtë temë në takim me mua. Qeveria nuk më ka konsultuar.” – ka thënë Osmani.