Osmani: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s
Presidentja e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse goditën territorin e Polonisë e cila është pjesë e NATO-s.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka shkruar se Kosova qëndrin pranë Polonisë dhe NATO-s.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e vendit thotë me tej se “uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”.
We stand in full solidarity with our Polish and NATO allies following tonight’s attack and express our deepest condolences to families of the victims.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 15, 2022
The unity of the democratic world against Putin’s brutal war in Ukraine remains unwavering.