Osmani publikon pamje nga festa në Ambasadën Amerikane: Qëndruan pranë nesh në orët më të vështira - NACIONALE

Osmani publikon pamje nga festa në Ambasadën Amerikane: Qëndruan pranë nesh në orët më të vështira

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga festa për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se ShBA qëndroi pranë Kosovës në orët më të vështira.

“Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot.

Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme