Osmani pritet nga Perandori i Japonisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga perandori i Japonisë gjatë qëndrimit atje.
Postimi:
Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë.
Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve.