Osmani: Prezenca e Policisë në veri tashmë është zvogëluar, po punohet për zgjedhjet e reja - NACIONALE

Osmani: Prezenca e Policisë në veri tashmë është zvogëluar, po punohet për zgjedhjet e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay i shoqëruar nga Sabri Demiri, këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se prezenca Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar.

Më tej ajo ka thënë se është duke vazhduar puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve.

"Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë. Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve", - thuhet në njoftimin e faqës së Presidentes në Facebook.

Lajme të ngjashme