Osmani pret nesër në Kosovë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta - NACIONALE

Osmani pret nesër në Kosovë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e ka ftuar presidentin e Shqipërisë Ilir Meta për vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo pasi ky i fundit, është afër përfundimit të mandatit të tij si president.

Meta do të pritet nga presidenca me ceremoni të larta shtetërore, nga ora 09:00.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Në orën 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore”, thuhet në njoftimin e presidencës.