Osmani pret në takim ambasadoren Hargreaves, diskutojnë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves për të diskutuar agjendat kryesore përpara Samitit të ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian.
Ata u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përgatitjen për përfaqësimin e Osmanit për Kosovën në samit.
Bisedimet e tyre u fokusuan në çështje kritike si mbrojtja e demokracisë përmes përpjekjeve bashkëpunuese.
Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë, ka bërë të ditur Presidenca.