Osmani pranon vendimin e Kenias ku e njeh Kosovën: Falënderim i veçantë për ish-presidentin Pacolli - NACIONALE

Osmani pranon vendimin e Kenias ku e njeh Kosovën: Falënderim i veçantë për ish-presidentin Pacolli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur, derisa tha se pak më parë ka pranuar vendimin e nënshkruar nga presidenti Ruto.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Osmani fillimisht ka falenderuar presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto.

“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, shpreh falënderime të sinqerta ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik” – tha ajo.

Veç kësaj, presidentja e ka falenderuar edhe ish-presidentin Behgjet Pacolli, për angazhimin e vazhdueshëm.

“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme