Osmani pranon Raportin e Progresit: Vlerëson pozitivisht progresin në disa fusha në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit për vitin 2024.
Në një postim në Facebook, Presidenca ka shkruar se raporti i këtij viti vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha.
“Raporti i sivjetshëm vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, si dhe identifikon sfida në disa fusha të tjera. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE” – shkruhet në njoftim.