Osmani: Policia e shtetit tonë hallkë e rëndësishme dhe histori suksesi - NACIONALE

Osmani: Policia e shtetit tonë hallkë e rëndësishme dhe histori suksesi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar pjesëtarët e saj. Osmani u shpreh se policia është hallkë e rëndësishme dhe një histori suksesi.

“Policia e shtetit tonë me të gjitha segmentet e saj, përbëjnë jo vetëm njërën nga hallkat më të rëndësishme të shtetit, por edhe njërën nga historitë më të suksesshme se si mund të themelojmë e të ngrisim institucione të qëndrueshme, besueshmëria e së cilave ka qenë vazhdimisht e lartë në mesin e qytetarëve tanë”, u shpreh tutje Osmani.

Ajo tha se policia ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.

“Po e shënojmë 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, njërën nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit tonë, një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. U jam thellësisht mirënjohëse për përkushtimin tuaj të treguar gjatë viteve të kaluara”.

Lajme të ngjashme