Osmani përkujton akademik Fehmi Aganin në 27-vjetorin e vrasjes së tij
Në 27-vjetorin e vrasjes nga regjimi serb, ish-presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun Fehmi Agani si një ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Ajo e përshkroi Aganin si një njeri të urtë dhe të vendosur, i cili ia kushtoi jetën atdheut, dijes dhe vizionit për një shtet të pavarur. Sipas saj, ai ishte një nga personalitetet më të shquara të fundviteve ’90 dhe konsiderohej si “truri” i lëvizjes për pavarësi.
Osmani theksoi se Agani do të kujtohet përherë si një ndër mendjet më të ndritura të mendimit shqiptar, duke ndërthurur në mënyrë të rrallë urtësinë intelektuale me përkushtimin e palëkundur atdhetar. Si bashkëpunëtori më i afërt i Ibrahim Rugova, ai kontribuoi dukshëm në shtyrjen përpara të vizionit për të ardhmen e vendit.