Osmani përfundon fjalimin 'partizan', as LDK s'i jep mbështetje
Presidentja Vjosa Osmani ka përfunduar fjalimin e saj të gjatë, e që është përmbledhje e punës së saj 1-vjeçare.
Ajo ka folur për shumë çështje, duke mos harruar të kritikojë opozitën dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në fund të fjalimit të Osmanit, salla është mbushur me duartrokitje të gjatë, të cilat erdhën kryesisht nga pushteti, që vazhdon të jetë përkrahës ndaj shefes së shtetit.
Por LDK, një pjesë e së cilës mori pjesë në seancë, nuk duatrokiti dhe as nuk u çua në këmbë, siç bëri LVV. Pra LDK nuk ofroi mbështetje nëpërmjet duartrokitjes.
