Osmani për Vuçiqin: Bosi i bandave kriminale në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ky i fundit është “bos i bandave kriminale” referuar tensioneve në veri të Kosovës që kanë shpërthyer prej protestave të dhunshme në veri që sulmuna KFOR-in e deri te sulmi paraushtarak në Zveçan.
“Vuçiqi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht, i kontrollojnë”, ka thënë Osmani.
“Duke mos i lejuar ata [serbët e Kosovës] që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë mes tjerash ajo.