Osmani për sulmin në spitalin e Gazës: Civilët janë ata që vuajnë më shumë, jetët e pafajshme duhet të mbrohen
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bombardimit të spitalit në Gaza, ku mbetën të vrarë qindra persona mes tyre gra e fëmijë.
Osmani ka thënë se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.
Më tej, në reagimin e saj në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se fatkeqësisht civilët janë ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.
It’s devastating to see the consequences in human lives with hundreds of civilian casualties following the bombing of a hospital in Gaza, including women & children.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 18, 2023
Innocent lives must be protected. Unfortunately, it is the civilians who always suffer the most in any conflict.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzore me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt.” – ka shkruar Osmani.
Lexo më shumë për sulmin në spitalin në Gaza.

