Osmani për samitin e Frankofonisë: Mundësi e mirë për të zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme - NACIONALE

Osmani për samitin e Frankofonisë: Mundësi e mirë për të zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në samitin e Frankofonisë, ku ka thënë se ky samit i ka dhënë mundësinë e shkëlqyer për të zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka ndarë disa fotografi nga ky samit, duke thënë se sesioni plenare iu kushtua digjitalizimit, që sipas saj ishte mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë.

Samiti i krerëve të 88 shteteve anëtare të Frankofonisë, na e dha mundësinë e shkëlqyer për të diskutuar e zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme anekënd botës. Sesioni plenar i këtij samiti, ndërkaq, i cili iu kushtua digjitalizimit, qe mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shtetit tonë e të rinisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme