Osmani për Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt: T’i nxjerrim autorët para drejtësisë - NACIONALE

Osmani për Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt: T’i nxjerrim autorët para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka shkruar në Ditën Ndërkobëtare Seksuale në Konflikt, duke thënë se autorët duhet t’i nxjerrim para drejtësisë.

“Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

E plotë:

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte”.

“Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka thënë Osmani

Lajme të ngjashme