Osmani për Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale: Kurajo e tyre është dritare e shpresës - NACIONALE

Osmani për Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale: Kurajo e tyre është dritare e shpresës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

14 prilli shënon Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale. Presidentja e vendit në këtë ditë ka thënë se duhet siguruar që historia e tyre të mos harrohet dhe të mos përsëritet kurrë.
Ajo ka thënë se guximi dhe forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale është burim frymëzimi për të gjithë.

“Kurajo e tyre është dritare e shpresës për brezat e ardhshëm dhe shembull i mbijetesës i të gjithë atyre që vuajnë për shkak të krimeve makabre. Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga ushtria serbe vazhdojnë të rendojnë ende jetën e qytetarëve të Kosovës. Gjatë luftës janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga ushtria e policia serbe. Ato janë heroinat tona”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme