Osmani pas takimit me Mbretin Abdullah II: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë
Presidentja, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin në Aqaba të Sofjes me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.
Osmani ka thënë se kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.
“Në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, pata kënaqësinë që në një takim bilateral me Mbretin Abdullah II të Jordanisë të diskutojmë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike. Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti.” – ka shkruar ajo.