Osmani pas nënshkrimit të aplikimit për BE: Na priftë e mbara - NACIONALE

Osmani pas nënshkrimit të aplikimit për BE: Na priftë e mbara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një fotografi ku shihet së bashku më kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufca, si dhe më kryeministrin Albin Kurti. Ajo ka shkruar se nënshkrimi i kërkesës për aplikim në Bashkimin Evropian është një “moment historik”.

Sipas Osmanit, më nënshkrimin e këtij aplikimi Kosova është duke shkuar drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci.

"Drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci, e përmbushjes së ambicies sonë të përbashkët e të patjetërsueshme për integrim në Bashkimin Evropian." - ka thënë Osmani.

Sot, tre krerët e shtetit kanë nënshkruar kërkesën për aplikim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme