Osmani pas marrëveshjes: Shpresojmë që BE-ja t'i tërheqë masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për marrëveshjen e Bratisllavës në mes Qeverisë së Kosovës dhe Miroslav Lajçakun, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Zonja Osmani ka theksuar se pas marrëveshjes pret që të hiqen masat ndaj Kosovës nga ana e BE-së.
“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.