Osmani pas kthimit në LDK: “Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi” - NACIONALE

Osmani pas kthimit në LDK: “Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidentja Vjosa Osmani, pas kthimit në LDK për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit, ka publikuar një video nga takimet me qytetarë nëpër Kosovë, duke e paraqitur vendimin e saj si përgjigje ndaj thirrjes për bashkim.

Në videon e publikuar, Osmani thotë se për muaj të tërë ka vizituar çdo cep të vendit, ku është mirëpritur në shtëpitë e qytetarëve dhe ka dëgjuar nga afër hallet e tyre.

“Për muaj të tërë kam ecur nëpër çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja. Kam dëgjuar hallet tuaja. Kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm”, shprehet Osmani.

Ajo tha se, përkundër zhgënjimit që ka parë te qytetarët, shpresa nuk është shuar.

“Por mbi të gjitha, kam parë një gjë që ende nuk është shuar – shpresën”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, mesazhi që ka marrë në çdo fshat e qytet ka qenë i qartë dhe i njëjtë: nevoja për bashkim.

“Kudo, në çdo fshat e qytet, ju më folët me një zë. Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi”, thotë Osmani në video.

Ajo ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër, të dielën, në orën 18:00 në AMC Hall, ku pritet të shënohet nisja e këtij “rrugëtimi të ri të bashkimit”.

“Për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit, ju ftoj nesër, të dielën, në orën 18:00 në AMC Hall – le të bashkohemi të gjithë”, përfundoi Osmani.

Lajme të ngjashme