Osmani ngushëllon ShBA-në për vdekjen e ushtarëve në Lituani: Larg nga shtëpia, por kurrë larg nga nderi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen tragjike të tre ushtarëve amerikanë gjatë një ushtrimi ushtarak në Lituani.
“Sot u bashkohemi miqve tanë amerikanë në zinë për tre ushtarët e guximshëm amerikanë që humbën jetë gjatë një ushtrimi të udhëhequr nga ShBA-ja në Lituani – larg nga shtëpia, por kurrë larg nga nderi”, ka shkruar Osmani në X.
Ajo theksoi solidaritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, duke shtuar se mbështetja vazhdon teksa po bëhen përpjekje për gjetjen e ushtarit të katërt.
“Në Lituani, në Kosovë, dhe në krejt Aleancën, i kujtojmë ata, dhe qëndrojmë solidarë teksa vazhdojnë pëprjekjet për lokalizimin e ushtarit të katërt”
“Ne qëndrojmë me Presidentin DonaldTrump dhe Shtetet e Bashkuara—si aleatë, si miq dhe si besimtarë të fortë në liri”.
Today, we join our American friends in mourning three brave U.S. soldiers who lost their lives during a U.S.-led training exercise in Lithuania—far from home, but never far from honor.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 31, 2025
In Lithuania, in Kosovo, and across the Alliance, we remember them, and we stand in…