Osmani ngushëllon për vdekjen e Anton Berishës: Do të mbahet mend për përfaqësimin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
Njoftimi:
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!