Osmani nga ShBA-ja: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për Kosovën
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Osmani ka vlerësuar se përkrahja e ShBA-së mbetet jetike për shtetin tonë.
“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës” – ka shkruar Osmani.