Osmani nesër bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak
Presidentja Osmani do të fillojë ditën e nesërme me vizitë në Kompleksin Memorial në Reçak, duke bërë homazhe në orën 08:30.
Pas kësaj, në orën 09:30, Osmani do të marre pjesë dhe mbajë një fjalim në Akademinë Përkujtimore për 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka njoftuar Zyra e Presidencës.