Osmani në Turqi, takohet me Erdoganin në Stamboll - NACIONALE

Osmani në Turqi, takohet me Erdoganin në Stamboll

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Osmani është takuar me Erdoganin në Stamboll, qytetin më të madh turk.

Për këtë takim ka njoftuar shkurt Presidenca e Turqisë.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua në Stamboll me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në postim e shkurtër të presidencës turke.

Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, ky takim është bërë në margjina të “TRT Ëorld Forum 2023”, i cili po mbahet pikërisht në Stamboll.

Lajme të ngjashme