Osmani në trevjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë: Lufta e Ukrainës është luftë e jona - NACIONALE

Osmani në trevjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë: Lufta e Ukrainës është luftë e jona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në përvjetorin e tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të vendit ndaj popullit ukrainas.

Ajo theksoi se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një betejë për territorin e saj, por një përpjekje për dinjitet dhe liri, një përvojë që Kosova e njeh mirë.

Postimi i Osmani:

Tre vjet më parë, lufta u kthye në Evropë.

Më 24 shkurt 2022, bota u zgjua nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Që atëherë, ne kemi dëshmuar vuajtje të pamasë – jetë të vjedhura, qytete të shkatërruara – por edhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të popullit ukrainas.

Ukraina lufton për atdheun, dinjitetin dhe lirinë e saj. Kosova e di këtë dhimbje. Ne e kemi jetuar atë. Kjo është arsyeja pse, që nga dita e parë, ne qëndruam me Ukrainën.

Ne kemi hapur dyert tona, kemi trajnuar ushtarët e tyre, kemi mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe kemi dhënë gjithçka që mundëm – duke e ditur se lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Është një luftë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe!

Lajme të ngjashme