Osmani në Tivat: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës - NACIONALE

Osmani në Tivat: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

"Masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës", ka deklaruar ndër të tjera presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbështesë ato vende me përkushtim të vërtetë për integrim evropian, e jo te satelitët e Putinit, duke nënkuptuar presidentin serb, Aleksandar Vuqi.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme