Osmani në takimin me ambasadorin e Katarit i kërkon investime në Kosovë - NACIONALE

Osmani në takimin me ambasadorin e Katarit i kërkon investime në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës së sotme në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Në këtë takim sipas komunikatës së Presidencës thuhet se presidentja ka kërkuar që investitorët e Katarit të shohin mundësinë e investimeve evenntuale në Kosovë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetje ndaj Kosovës. Në takim me ambasadorin Al-Marri, Presidentja Osmani ka kërkuar që ky shtet ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik por edhe atë ekonomik, në fushën e shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Presidencës.

Lajme të ngjashme